Plagosja me armë zjarri në Tiranë, foto nga vendngjarja. Emrat

Tiranë- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. Pas një konflikti për motivë të dobëta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.

Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.