Lopa rebele “çan” tavanin! “Fluturon” mbi tribunë, KAOS dhe PANIK në ankandin e bagëtive(FOTO)

Një skenë e pazakontë u zhvillua në një ankand bagëtish në Decatur, Arkansas, kur një lopë u përpoq të arratisej në mënyrë kaotike, duke sfiduar pritshmëritë dhe gravitetin. Ngjarja, e kapur nga kamera e një pjesëmarrëseje, Ashley Buffer, tregon momentin kur lopa u ngjit në tribunat e mbushura me njerëz dhe filloi të përplaste pllakat e tavanit, përpara se të përfundonte e bllokuar në një cep.

Pjesëmarrësit u ngritën me panik nga vendet e tyre dhe u dyndën në katin e poshtëm, ndërsa të tjerë mezi u shmangën nga rrëzimi i tavanit. Një burrë me paterica për pak sa nuk u godit nga rrëzimet.

“Dil që andej, Leon! Ulu që andej!”, dëgjohet duke bërtitur Buffer në video, ndërsa një tjetër i pranishëm, Xhoni, aksidentalisht bllokohej në të njëjtin nivel me lopën.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua rëndë dhe fermerët arritën ta kapnin lopën dhe ta nxirrnin jashtë me sukses. Lopa u konfirmua e paprekur nga incidenti.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla. Në shkurt, një lopë endej në autostradën e Floridës gjatë natës, ndërsa në Pensilvani një tjetër lopë “sulmoi” një kampus kolegji, duke terrorizuar studentët.