
Strakosha pret penalltinë, Manaj i shënon gol Letonisë, Shqipëria në avantazh
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Letonisë në ndeshjen që po zhvillohet në Riga, falë një performance mbresëlënëse të portierit Thomas Strakosha dhe një goli të Rey Manajt në minutën e 29-të. Në minutën e 18-të, gjyqtari kryesor i ndeshjes, arbitri turk, akordoi një penallti në favor të Letonisë pas një kontakti mes mbrojtësit…