Vetëvrasja e Lulzim Toçit në burgun italian, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore! Ja ku i kishte kaluar orët e fundit

Fund tragjik edhe për shqiptarin Lulzim Toci, 30-vjeçarin e arrestuar prej vitit të kaluar dhe të izoluar në Burgun e San Marinos, për vrasjen e gruas së tij, në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello (Caserta).

Ai i dha fund jetës së tij në burgun e Santa Maria Capua Vetere, teksa mbahej i izoluar në Njësinë Psikiatrike të burgut. Lulzim Toci, 31 vjeç, ishte izoluar për mbytjen e gruas së tij Eleanor Toci, 24 vjeçe, krim në familje që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur 6 dhe 4 vjeç, ngjarje e tetorit të vitit 2024.

“Shqiptari ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marinos. Vetëvrasja ndodhi sot, 11 qershor, pak pas orës 13:00.

Ai vuante nga skizofrenia akute , ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg të urdhëruar nga gjyqtari hetues Pasquale D’Angelo i gjykatës së Santa Maria Capua Vetere”, raporton media për informacionet paraprake pas ngjarjes.