U masakrua me thikë nga ish-burri në mes të parkut në Itali, kush ishte 45-vjeçarja shqiptare, nënë e dy vajzave

Një vrasje makabër ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm ku një shtetas shqiptar goditi për vdekje ish bashkëshorten e tij.

Gentiana Hudhra, 45-vjeç është viktima e sulmit në mes të parkut në Tolentino (Macerata) nga ish-partneri i saj me të cilin ishin divorcuar prej vitesh.

Gentiana ishte nënë e dy vajzave 21 dhe 23 vjeçe, ndërsa me ish partnerin ishin divorcuar prej 3 vitesh.

Nga informacionet e para, raportohet se mes tyre nuk ka pasur episode dhune dhe se sulmi ka qenë i papritur. Dëshmitarët e ngjarjes tragjike treguan se 55-vjeçari iu afrua dhe e sulmoi duke e goditur pa mëshirë me një thikë kuzhine.

Ai nuk u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. 55-vjeçari ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë.

Deri më tani, nuk është zyrtarizuar asnjë masë paraprake, por burri i cili sipas informacioneve fillestare vuan nga probleme psikiatrike, po mbahet në paraburgim në pritje të mbërritjes së prokurorit publik.