“Nuk di të flasë shqip”: Beniada thumbon Aulonën pas deklaratës së saj

Modelja Beniada Nishani duket se ka thumbuar modrratoren Aulona Mustën, pas deklaratës të kësaj të fundit në podcast-in “The Dalina Show”, ku ishte e ftuar së bashku me Fatma Haxhialiun.

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”, shprehet Aulona.

Pas publikimit të trailer-it të emisionit, Beniada ka ndarë një video në InstaStory, ku duket si një kundërpërgjigje për deklaratën e Aulonës.

“Qentë le të lehin, karvani ec përpara,” shprehet ajo, ndërsa përgatitet për emisionin e radhës.