Pas Britanisë dhe Francës, ja cili është shteti i radhës që do të njohë Palestinën në shtator

Portugalia po shqyrton mundësinë për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Qeveria portugeze pritet të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit, mbi mundësinë e njohjes së shtetit palestinez në OKB në shtator.

“Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në New York në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Këto iniciativa vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se në Gaza po zhvillohet “skenari më i keq i urisë”.