Si do të shpërblehen qytetarët gjermanë, që kanë rënë pre e mashtrimeve nga call center-ave që operojnë në Shqipëri, ishte pyetja që i drejtoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokurorit gjerman Oliver Hoffman, në konferencën e përbashkët me SPAK.
“Nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonin 6 mijë të tilla.
Edhe kur ishin raste transfertash bankare. Parandaluam humbjen e parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. E mbajtëm të ulët dëmin e shkaktuar.
Sa i përket të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet të nisin një proces civil me Shqipërinë, me qëllim që t’u kthehet dëmi i shkaktuar. Nuk është proces i lehtë, ne jemi gati t’i ndihmojmë me konsulencë“, tha Hoffman.