“SPAK nuk do pushojë as në gusht”, Gjikondi: Do të vijojë goditjet ndaj krimit, priten…

Juristja Brizida Gjikondi ka vlerësuar punën e SPAK ndër vite. Sipas saj është institucioni që shqiptarët kanë besim dhe që ka kthyer shpresën tek drejtësia.

Gjatë intervistës në një emision televiziv , Gjikondi la të nënkuptohej se edhe gjatë muajit gusht nuk do të ketë pushime për SPAK dhe se mund të ketë “aksione” të radhës, ndërsa vlerësoi operacionin e fundit të goditjes së një grupi kriminal që merrej me mashtrime kompjuterike.

“Besoj që gushti nuk do ketë pushim për SPAK. Mund të ketë pushim për politikën shqiptare, por jo për SPAK dhe jo më jep disi shpresë. Dumani mendoj që është i njëtrajtshëm në profesionalizmin e tij. Por është e trishtueshme kur tha “që politika shqiptare mund të kufizojë hapësirën apo ndoshta edhe për ta mbyllur si institucion”. Por Shqipëria është një vend që ka nevojë për një institucion si SPAK për të rikthyer vlerën dhe moralin. Është shpresa e vetme pavarësisht sulmeve që i bëhen. Deri tani besoj se nuk ka arritur të ndikohet dhe të zbehë sulmin e saj ndaj të keqes”, tha ndër të tjera Gjikondi.