Garanci sigurie për Kievin? Trump jep përgjigjen e papritur në Shtëpinë e Bardhë: Amerika…

Presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet rreth dhënies së garancive të sigurisë dhe mbrojtjes për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Ai tha se kjo çështje ende nuk është diskutuar, por shtoi se “do t’u sigurojmë një mbrojtje shumë të mirë, një siguri shumë të mirë” për Kievin.

Trump u pyet gjithashtu sa para dhe armë planifikon t’u japë ukrainasve.

Presidenti amerikan fajësoi sërish administratën e Joe Biden për luftën, duke pretenduar se ajo nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në pushtet gjatë pushtimit të plotë rus në 2023.

Ndërkaq, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka mundësinë të blejë armë nga SHBA-ja me ndihmën e vendeve europiane dhe programeve të tjera financuese. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të ushtrisë dhe riarmatimit të vendit: “Na duhet shumë,” tha ai.