Realizon dygolësh, super Mesi dërgon Inter Majemin në finalen e Kupës së Ligës

Lionel Mesi dërgon Inter Majemin në finalen e Kupës së Ligës. Skuadra nga Florida mposhti me shifrat 3-1 Orlandon.mesiFillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh me Pasaliç, por kampioni i Botës me Argjentinën realizoi dy gola dhe sfida u vulos në kohën shtesë nga Sevogia.

Me këtë triumf ata kalojnë në finale ku do të përballen me Siatëll Saunders të cilën eliminuan Los Angeles Galaxy.