Fitorja historike e Shqipërisë ngre në këmbë shqiptarët kudo në botë

Tiranë- Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana në Prishtinë e deri në Nju Jork.

Në mbarë vendin ka nisur festë e madhe për fitoren historike.

Me golin vendimtar të Rei Manajt dhe një performancë të jashtëzakonshme në fushë, kuqezinjtë jo vetëm siguruan pikë të çmuara, por edhe krenarinë e një kombi të tërë.

LEXO  Hysaj: ‘Kemi ardhur këtu për fitore, por ndaj Serbisë nuk mjafton 100%’

Në Tiranë, mijëra tifozë shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes. Festë pati edhe në gjithë qytetet shqiptare.

Këngë patriotike, brohoritje dhe valle popullore pushtuan kryeqytetin, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.

LEXO  Përplasja Trump–Musk del jashtë çdo imagjinate. Miliarderi propozon krijimin e një partie të re politike

Pamje të ngjashme janë shfaqur edhe nga lokalet me shqiptarë kudo nëpër botë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

LEXO  FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për shitjen e biletave për ndeshjen me Serbinë

Lajme Te nGjashme