Ngacmimet e serbëve vazhduan edhe në konferencë, por Silvinjo u “mëson” shqip: Në fakt nuk e kam parë, por…

Trajneri Silvinjo mbajti konferencën e zakonshme për shtyp, pas ndeshjes që Kombëtarja luajti ndaj Serbisë në Leskovac. Braziliani iu përgjigj pyetjeve ku ndër të tjera nuk mungonte nga një gazetar serb.

Gazetari serb e pyeti Silvinjon, nëse e kritikoi Manajn për festën me shqiponjë. Pasi trajneri i Kombëtares e përshëndeti në shqip, i tha se i tillë është futbolli dhe ka emocionet e veta.

Sa peshë ke hequr nga supet me këtë rezultat sot? Nga 78 kilogramë pesha e trupit, kam hequr të paktën 200 kilogramë. Ka qenë javë e mirë pune, ka pasur presion në lidhje me punën. Siç e kemi thënë më përpara, kjo ishte ndeshje deçizive. Edhe ndeshja kundër Letonisë ishte deçizive, që të arrinim këtu në këtë pikë. Fakti që fituam, sigurisht që kalojmë te ndeshja e radhës edhe jemi në rrugën për kualifikim. Ishte ndeshje shumë e vështirë, në fushë të vështirë me kundërshtar të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët, për atë që kanë bërë dhe shkojmë përpara.

LEXO  E bujshme nga Italia për Milanin, Igli Tare shton mesfushorin shqiptar në listën e preferencave

Sa shishe uji me gaz konsumuat? 5 ujë me gaz.

E kritikuat Manajn për festën? Në fakt nuk e kam parë si episod, por fakti që ai ka marrë një karton të verdhë për këtë gjë do të thotë që mund të ketë bërë diçka. Faktikisht është lojtar shumë i mirë, ka eksperiencë, është lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë. Madje është ndër golashënuesit më të rëndësishëm të ekipit që kemi tashmë me rreth 10 gola. Mes skuadrave ka pasur respekt në fushë, por i tillë është futbolli, ka emocionet e veta dhe sigurisht që duhen shijuar momentet e caktuara. Jam i lumtur nga ajo që kemi parë dje, nga momenti i parë që kemi ardhur nuk kemi pasur asnjë problem. Dhe Serbia kur ka ardhur në Tiranë ka pasur mikpritje të mirë. Futbolli duhet të japë mesazhe të paqes dhe të sjellë lumturi për tifozët”, u shpreh Silvinjo ndër të tjera në konferencë.

LEXO  Shqipërisë i ndodh e “papritura” pak minuta para ndeshjes, nis “festa” te serbët

Lajme Te nGjashme