“Pablo Zabaleta nga Tropoja”, argëtim në ambientet e FSHF-së me argjentinasin që ia nis kërcimit dhe kërkon dorovitje: Paratë, paratë, paratë! (Video)

Fitorja historike ndaj Serbisë ka sjellë humor të mirë në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe protagonistëve të saj.

kështu shihet edhe nga një video e postuar nga nëpunës të FSHF-së, ku shfaqet zëvendëstrajneri i kuqezinjve, Pablo Zabaleta, në ambientet e institucionit të futbollit.

LEXO  “Nuk mund të flija nga trishtimi pas humbjes me Shqipërinë”/ Presidenti Vuçiç komenton duelin

Ai nis të kërcejë, teksa dëgjohet një nga nëpunësit e FSHF që i drejtohet si “Pablo Zabaleta nga Tropoja” duke qeshur. Argjentinasi ndërkohë vazhdon të kërcejë nën ritmin e një kënge popullore, ndërsa kërkon që të dorovitet.

LEXO  Luis Diaz tradhton mikun e ngushtë të Liverpool-it, nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota-s, ishte në një klub nate

“Paratë, paratë, paratë!”, thotë ai në italisht mes të qeshurave, ndërsa disa nga nëpunësit po me humor afrohen dhe i hedhin të tilla, teksa argjentinasi nuk ngurron të ulet e t’i mbledhë më pas.

LEXO  Tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Shaqirit, festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion

SHIH VIDEON

Lajme Te nGjashme