
Pl*gosje në Vlorë/ I riu dërgohet në spital, autori i dyshuar arratiset
Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar nga vendngjarja. I riu i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes dyshohet të jetë shtetasi B.Brahimaj.