Aksident i rëndë! Makina përmbyset në rrugë, raportohet për të plagosur
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet është përmbysur në rrugë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Skrofotin, teksa raportohet se ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.