Studenti ishte jetim/ U gjet i pajetë në konviktin e shkollës private në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një i ri u gjet pa shenja jete në ambientet e konviktit të një shkolle private.

Advertisements

Blutë njoftojnë se i riu u gjet në ambientet e tualeteve të konviktit, ndërsa sa i përket shkaqeve të ndarjes nga jeta, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Advertisements

Vijon ende puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

21-vjeçari i identifikuar si Simon Sholla, me origjinë nga Myzeqeja, ishte jetim dhe studionte në Fakultetin e Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës. I riu ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës, ndërsa sipas raportimve të policisë, Simon Sholla vuante nga depresioni.

Ai kishte ardhur në Gjirokstër për një vizitë në vendin ku kishte kryer studimet e shkollës së mesme dhe për të takuar shokët e tij.

Në reagimin e Policisë së Gjirokastrës thuhet se Simon Sholla është gjendur i pajetë në ambientet e tualetit të konviktit në lagjen “11 Janari”. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari konsumonte për shkak të depresionit.

Njoftimi:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.