Ka shpërthyer diga e Hidrocentralit në Bunec të Lukovës. Për rrjedhojë është bllokuar rruga nacionale Sarandë-Himarë.
Advertisements
Në vendngjarje ndodhet kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, njëherazi shërbimet policore të Sarandës.
Advertisements
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Po punohet për të zbardhur shkakun e shpërthimit.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.
Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.