Dhjetëra qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit online gjatë ditëve të fundit. Ata kanë marrë mesazhe në telefon ose e-mail, me oferta tregtare ose fonde e pako postare, ku u kërkohen të dhëna të llogarive bankare.
Advertisements
Shoqata e Bankave thotë se rastet e denoncuara kanë qenë sporadike, dhe që ky fenomen të mos marrë përmasa madhore, bën thirrje që këto tekste të fshihen ose të injorohen nga njerëzit.
Advertisements
“Këto përpjekje mashtruese realizohen kryesisht përmes SMS-ve, email-eve dhe rrjeteve sociale, duke u kërkuar qytetarëve të ndjekin linqe të dyshimta. Nëse linqet ndiqen, mashtruesit kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., duke realizuar transaksione të paligjshme në favor të llogarive të tyre”, shpjegoi Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Bankat tregtare dhe institucionet kanë marrë masa për të frenuar mashtruesit dhe ndërkohë bëjnë thirrje që çdo mbajtës i një karte bankare të kontaktojë bankën e vet dhe të raportojë çdo dyshim.