Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në Shqipëri për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Advertisements
Ky akt humanitar është realizuar me mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe qeveria shqiptare. Fëmija po merr kujdes në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa babai, vëllai dhe motra e tij janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrrusë.
Advertisements
OBSH falenderoi Kryeministrin Edi Rama dhe autoritetet shqiptare, duke vlerësuar angazhimin e tyre për këtë iniciativë humanitare.
Po ashtu, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçi, kreu i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u vlerësuan për kontributet e tyre të rëndësishme.
Ky është një shembull solidariteti nga Shqipëria, ndërsa OBSH thekson se shumë pacientë nga Gaza vazhdojnë të kërkojnë kujdes urgjent mjekësor dhe përpjekjet ndërkombëtare mbeten kyçe.
“Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.
Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore. OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.
Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.
Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”,-thuhet në njoftimin e OBSH-së.