“Edhe pse thuhet që është konflikt 30 vjeçar, nuk është i tillë”, Artan Hoxha ‘zbërthen’ vrasjen e Kristjan Markut

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar lidhur me bilancin kriminal që ka nisur ky vit duke u ndalur te vrasjet e ditëve të fundit siç ishte atentati mafioz i 30 vjeçarit Kristjan Marku.

Advertisements

Ai tha se krimet më të mëdha ndodhin në fillim të vitit pasi dhe vigjilenca e policisë në këtë periudhë të vitit është më e ulët për shkak të ngarkesës, teksa theksoi se vrasja e Kristjan Bardhit mbetet shqetësuese dhe policia duhet të jetë më vëmendshme ndaj tyre.

Advertisements

Sipas tij vrasja e Kristjan Markut është e mirëorganizuar dhe planifikuar, por asnjë vrasje e tillë nuk është bërë nga hasmëria dhe pse pista kryesore për ekzekutimin e tij momentalisht lidhet me hakmarrjen.

“Në fakt fillimi i vitit është një periudhë statistikisht dy periudha të vitit që përkojnë me festat dhe pushimet janë dy momente kur ka një rritje të nivelit të kriminalitetit dhe kjo ndodh për shumë faktorë.

Një nga faktorët ehte se rritet numri i popullsisë në territor sepse vijnë shumë emigrantë, ulet vigjilenca dhe po ashtu policia merr shumë detyra në këto periudha të vitit dhe ka ngarkesë për të ndaluar ngjarje të tilla. Vitin e kaluar nisi me vrasjen e Sinomatit, ngjarje dhe sot pa autor, por vrasja e çdo shqiptari padyshim që është e rëndë.

Vrasjet krijojnë ndikim të madh në opinion, janë ngjarje që kanë impakt, pra është një cikël vrasjes që nuk parandalohen dhe mos parandalimi tregon dështimin e agjencive tona ligjzbatuese. Mirdita është një zonë e vogël dhe aty njihen njerëzit me njeri-tjetrit dhe kemi kaq vite që kemi 4 familje që kanë hyrë në një cikël ngjarjes që nuk ndalojnë e fundit është vrasja e Kristjan Markut.

Edhe pse thuhet që është konflikt 30 vjeçar nuk është i tillë, zanafilla ka nisur në 2023 ka pasur një përplasje me armë zjarri, në momentin që ndodhi ata e vranë dhe u bë ajo masakra pranë policisë së Rrëshenit nga ku u hap dhe fronti i ri ku përveç tri fiseve u fut dhe fisi Bardhi.

Në rastin konkret nuk ekziston askund që pjesëtarë të familjes Bardhi të jenë konfliktuar me pjesëtarë të tjerë që kanë të bëjnë me trafiqe. Viktima e fundit është djali i një mësuesi, nuk ruhej, lëvizte me makinë të thjeshtë dhe i paarmatosur sepse në Shqipëri ata persona që kanë konflikte lëvizin me makina të blinduara dhe me armë”, tha Hoxha në ‘MCN”.

Më tej ai shtoi se këto janë krime problematike që kërkojnë të ndërhyhet sepse si ka ndodhur vrasja e Martin Bardhit, policia e shtetit ka marrë në mbrojtje pjesëtarët e familjes Reçi që jetojnë ne Rrëshen, por sipas tij zgjidhja nuk bëhet me policë te dera e shtëpisë.

“Ndërkohë viktima e fundit është e familjes tjetër, por nëse do veprojmë duke mbrojtur me fugona policie familjet e prekura nuk funksion. Duke pasur parasysh dhe traditat e zonës sepse fisi Bardhi është fis i madh dhe i njohur atje dhe është goditur dy herë prandaj në këtë rast zgjidhja që ata do gjejnë është hakmarrja.

Nga ana tjetër ata thonë se ne jemi të mbrojtur nga policia dhe nuk jemi të përfshirë. Tani ajo vrasje duket që është e organizuar shumë mirë, ka pasur vëzhgim, sinjalizim për vendosjen e viktimës dhe më pas në kohë rekord është bërë goditja dhe largimi nga vendi i ngjarjes.

Fakti i bërë në këtë formë tregon se kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar mirë dhe jo me një hasëm. Këta që bëjnë këto atentate do të thotë se nuk janë thjeshtë një familje që kanë hasmëri, kanë suport, logjistikë, informacion që e marrin dhe ndërmjet kanaleve që mund të kenë në agjencitë zbatimit të ligjit”, tha gazetari.