RENEA dhe FNSH operacion në Pogradec, kontrolle në banesën e një personi në kërkim për vrasje (EMRI)

Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec.

Advertisements

Mësohet se forcat e policisë rrethuan banesën e shtetasit në kërkim Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.

Advertisements

Operacioni po ashtu është zhvilluar për drogë, armë e kapje të personave në kërkim.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

KUSH ESHTE ERJON LLAPUSHI

Erjon Llapushi, 34 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai akuzohet se më 2 tetor 2021 në një lokal në Elbasan vrau kamarierin Gazment Kurmaku.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty

Pas debatit Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.