Fundjava do të jetë me mot të ngrohtë.
Advertisements
Të shtunën dhe të dielën do të kemi rritje të temperaturave. Nuk pritet të ketë reshje.
Advertisements
“Tashmë, gradualisht masa e ftohtë polare po degradon duke u zhvendosur drejt Evropës Juglindore, duke bërë që menjëherë temperaturat të ndryshojnë.
Përsa i përket motit, sot vranësirat kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit, dhe parashikohet që herë pas here të kemi kthjellime, vranësira, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit janë rritur me të paktën dy gradë. Minimalja është regjistruar -5 gradë në qytetin e Peshkopisë.
Parashikohet një tjetër rritje me vlera maksimale, duke e ngjitur termometrin në 15 gradë. Por si parashikohet fundjava? E shtuna dhe e diela mjaft të ngrohta. Presim temperatura deri në 18 gradë. Fundjava nuk pritet që të sjellë reshje”, u shpreh meterologia e MeteoAlb, Lajda Porja