“Se kush bashkëpunon me krimin e di mirë ti…”- A duhet të deklarojnë deputetët nëse kanë përdorur SkyEcc? Bardhi: Ne s’kemi gjë për të fshehur!

Në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores është zhvilluar debati në lidhje me propozimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.

Advertisements

Gazment Bardhi tha se deputetët “duhet të bëjnë transparencë dhe ta fillojnë nga vetja”.

Advertisements

“Sa kohë përdorimi prish imazhin e Kuvendit, ky i fundit duhet të marrë masa dhe i detyron deputetët që ta bëjnë transparencën të detyrueshme”, tha Bardhi.

Ndërkohë nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

Ndërsa në një replikë me Bardhin, Çuçi tha: Se kush bashkëpunon me krimin e di mirë ti. Mos e kalo këtë çështje në një diskutim personal, ta kalojmë sic e kemi nisur nëse duhet ta miratojmë sot apo jo.

PJESE NGA DEBATET

Bardhi: Hetimet kanë zbardhur komunikimet edhe të deputetëve me eksponentë të krimit të organizuar. Këto dyshime ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e deputeteve, por edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Çuçi: Doja te shprehja qëndrimin e grupit tone parlamentar, pavarësisht nga çfarë mendoj unë se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikëpamja proceduriale kete duhet ta shqyrtojmë edhe ne nje grup pune sepse janë disa çështje proceduriale qe duhen pare. A eshte kjo çështje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo? Pra, janë disa çështje qe duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtoje nje grup profesionistësh kete çështje nese afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta përfshijmë te formulari i vetedeklarimit përpara kandidimit apo mund te përfshijmë ndoshta dhe kryetaret e bashkive apo njerëzit e sistemit te drejtësisë. Une personalisht nuk e mendoj kështu, megjithatë la ta bashkojmë me ndryshimet e tjera te Rregullores dhe ta shohim me gjere këtë çështje. Mënyrën si e keni shkruar ketu propozimin nuk qëndron nga ana kushtetuese. Nuk duhet te bëjmë nje ndryshim i cili cenohet shume kollaj neser dej ne Gjykatën Kushtetuese. Nëse duam vërtet nje gje qe te adresoje ceshtjen e pastërtisë se figurës se deputetit, duhet ta bëjmë tamam, jo për populizem

Bardhi: Grupet e punës së administratës janë të administratës, ne jemi këshill i mandate. Unë propozimin nuk e kam bërë që të ma vlerësojë sekretari i kuvendit apo administrata me gjithë respektin që kam. Kodi i etikës është pjesë e rregullores dhe sigurisht që parimet e etikës në i kemi në këtë rregullore.

Çdo deputetet në momentin që vjen një propozim sipas procedurave të Kuvendit ka të drejtën e tij të bëjë propozime alternative, amendamente etj. Prandaj merret kjo kohë e gjatë që deputetet të kenë mundësi ta shqyrtojnë.

Çuç ti do të duhet të befasosh nga fakti që ka deputetë që përdorin Sky dhe Encrochat. Ne nuk kemi gjë për të fshehur. Nuk ka arsye që ne të mos bëjmë transparencë.