Votimi në Bashkinë Kamëz drejt mbylljes, kryeson PD me mbi 1000 vota! Si renditet PS dhe partitë e tjera

Zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha i ka cilësuara më të grabiturat dhe më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë.

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarq të Shqipërisë, në 20 bashi të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.

Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit, diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista.

Kuptoni vetë sesi janë zhvilluar zgjedhjet. Por skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera.

Pra, në çdo aspekt, këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë.