Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ndodhi herët në mëngjes, në orën 02:52, në veri të Evias.

Epiqendra ishte 3 kilometra në lindje të Prokopit dhe thellësia fokale, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, ishte 14.4 kilometra.

Pas dridhjes së parë u regjistruan tre lëkundje të vogla pasuese, me magnitudë nga 1.6 deri në 2 të shkallës Rihter. Dridhja u ndje si në Athinë ashtu edhe në Ftiotidë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.