Aksident i rëndë, automjeti përplaset me autobusin, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si “Kthesa e Portezës”.

Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec–Fier, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit.

I lënduari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.