Durrës/ Përfundon numërimi i votave preferenciale nga Diaspora, ja kandidatët demokratë dhe socailistë që thyen rekorde

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun e Durrësit, duke e bërë atë qarkun e pestë ku është mbyllur ky proces.

Nga rezultati i shpallur, Ani Dyrmishi i Partisë Socialiste ka dalë më i votuari në këtë qark nga votuesit shqiptarë jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Arjan Ndoja, kandidat i Partisë Demokratike, ka qenë më i votuari në radhët e demokratëve në Durrës, duke siguruar kështu një mandat si deputet në Parlamentin e ri.