Policia e Durrësit ka gjetur makinën e përdoruar në vrasjen e Ermir Dedjes një natë më parë në lagjen 18 në Durrës.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, makina u gjet e djegur në Vorë dhe besohet se targat ishin të vjedhura.
Po ashtu, po verifikohen lëvizjet e fundit të mjetit dhe nëse është arritur në zbulimin e ndonjë prove me vlerë.
Pavarësisht breshërisë së plumbave të shkrepur në pritën ndaj të riut, sipas burimeve rezulton se vetëm një plumb e ka kapur 29-vjeçarin çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.
Viktima rezulton me precedent penal. Dedja mbante kontakte me personazhe të botës së krimit, ku disa prej tyre janë në kërkim për ngjarje të rënda kundër jetës