OKB ngre ALARMIN! 14 mijë foshnje në Gaza rrezikojnë të VDESIN brenda 48 orëve

hefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, ka dhënë një paralajmërim të ashpër për krizën e përkeqësuar në Rripin e Gazës, duke deklaruar se rajoni ndodhet në kufijtë e një katastrofe të pakthyeshme humanitare.

Sipas Fletcher, ndihmat që kanë arritur në zonë janë të pamjaftueshme. Vetëm pesë kamionë me furnizime humanitare hynë në Gaza të hënën, një sasi që ai e përshkroi si “një pikë uji në oqean” krahasuar me nevojat e jashtëzakonshme të miliona njerëzve, përfshirë mijëra fëmijë që po përballen me uri ekstreme.

“Ndihmat po futen, por jo atje ku duhen më shumë,” theksoi Fletcher, duke shtuar se furnizimet jetike si ushqimi për fëmijë dhe lëndët ushqyese nuk po arrijnë te komunitetet më të rrezikuara.

Alarmi më i rëndë: “Nëse këto ndihma nuk shpërndahen menjëherë, rreth 14,000 foshnje rrezikojnë të vdesin brenda 48 orëve të ardhshme,” paralajmëroi ai.

Apeli i tij vjen ndërsa bota vijon të fokusohet në bisedimet diplomatike, ndërkohë që koha po mbaron për mijëra jetë njerëzore. OKB kërkon veprim të menjëhershëm dhe konkret për të shmangur një tragjedi të përmasave të jashtëzakonshme.