I FUNDIT

Shqiptari shpallet fajtor/ Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin (Emri)

Pasi qëlloi me thikë një 19-vjeçar në Finsbury Park, Londër Kevin Peraj, 23 vjeç, është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia. Sipas policisë Metropolitane në Londër, ngjarja ndodhi më 11 korrik 2024, kur viktima, Ahmed Habib, u gjet i plagosur për vdekje në një makinë në Stroud Green Road.

Një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë. Hetimet zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në Seven Sisters Road dhe Peraj ishte kapur në kamera teksa sulmonte pasagjerin.

Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleworth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Dënimi i tij do të jepet më 1 gusht. Pas ngjarjes, Peraj tentoi të largohej me avion nga Heathrow, por pasi humbi fluturimin, u largua përmes kanalit të La Manshit drejt Shqipërisë.

Ai u arrestua sapo u kthye në Britani, më 16 korrik, dhe më pas u akuzua për vrasje. Policia vijon hetimet pasi dyshohet se një tjetër person ka qenë i përfshirë në sulm.