Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies së “SKY”? Përgjigjen ekspertët

Me çfarë komunokojë sot grupet kriminale aps daljes jashtë “loje” të SKY dhe MATRIX? Kjo ishte një tjetër pyetje që iu drejtua të ftuarve këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj. Mes të ftuarve nuk munguan edhe batutat ku avokati Gentian Rumano tha se sot komunikohet me “pëllumba” për të treguar se ka një heshtje dhe fshehtësi të madhe mes grupeve kriminale.

Ndërkohë avokati tjetër Kujtim Ibraj theksoi se sot grupet kriminale komunikojnë vetëm nga afër, nuk përdorin më aplikacione pasi zbërthimi i “SKY” iu prishi shumë punë, ku shumë prej tyre tanë në prangat e policisë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Me çfarë komunikojnë sot grupet kriminale?

Rumano: Sot me pëllumba.

Softa: Kërkohen gjithmonë burime komunikimi.

Borakaj: Çfarë përdorin sot?

Softa: Sot nuk e di çfarë përdorin. I fundit ishte MATRIX.

Barkaj: Janë 2-3 aplikacione u përdorën pas SKY. Dumani e shpjegonte mjaft mirë para autoriteteve se ku bliheshin numra.

Borakaj: Ku bliheshin?

Barkaj: Në Tiranë, dfillimisht me 2 mijë eruo, më pas ranë në 1400 euro.

Ibraj: Aplikacioni që përdoret sot është hesht dhe mos fol shumë dhe takimet kokë më kokë.