GJKKO tërhiqet për vendim/ 4 të arrestuarit e operacionit të koduar “Ura”…

Sa i takon 14 të arrestuarve të operacionit të koduar “Ura”, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim në dhomë këshillimi pasi ka dëgjuar argumentat e të gjitha palëve.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa në pranga ranë 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal.

“Faktet duhet të mbështeten në prova konkrete, jo vetëm në mesazhe të dyshuara. Prokuroria duhet të paraqesë elementë të qartë që vërtetojnë përfshirjen e klientëve tanë në ndonjë grup kriminal,” u shpreh njëri prej avokatëve.

Emrat e të arrestuarve janë Indrit Tafili, Orget Shqevi, Artan Sulejmani, Orges Molla, Sueld Elezi, Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Armand Tragaj, Rando Aliu, Musa Korça, Alfred Hysa, Altin Pjetri, Ligor Çombashi, Edmond Çupi, Naim Behluli, Edison Cukaj (Çukaj), Serxhio Shkodra, Bexhed Mema, Emri Hysenaj, Artuar Shkoza, Sokol Istrefi, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi dhe Erind Lasku, Elvis Doçi (Visi i Pojës).