Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka ka shpërndarë një video dhe shkruajti se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.
“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën,” shkruan Princ Leka.
Tashmë lidhja e tyre është zyrtare dhe Princ Leka nuk e “fsheh” më dashurinë e tij të re pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharinë, me të cilën ka një vajzë.