Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, raportohet për një të lënduar

jë banesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në Fier. Mësohet se një bombol gazi ka marrë flakë.

Ka qenë gruaja e cila ka arritur të shuajë flakët, por si pasojë ka pasur dëmtime në fytyrë. Ndërkohë pas njoftimit zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Banorët e pallatit u evakuuan. Ndërsa e lënduara u dërgua në spitalin rajonal në Fier pasi ka marrë plagë djegie në fytyrë.