Dhunohen në krye të detyrës 2 punonjësit e Policisë Bashkiake në Tiranë, shpallen në kërkim dy autorët (Emrat)

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për shkak të detyrës.

Hetimet po kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit të efektivëve.

“U shpallën në kërkim K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake. Punohet për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftojnë uniformat blu.

Ngjarja është ende nën hetim, teksa nuk u zbardhën detaje nga dinamika dhe rrethanat e saj.