E RËNDË në Tiranë! Gruaja dërgohet në spital e helmuar me fotoksinë, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një 60-vjeçare ka përfunduar në spital.

Paraprakisht dyshohet se gruaja ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë në banesën e saj, ku dhe është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.

Njoftim i Policisë:

Është dërguar për mjekim, në spital, një shtetase 60-vjeçe, pasi dyshohet se në banesë, ka konsumuar Fotoksinë. Aktualisht ajo është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.