Janë afro 12 mijë padi të regjistruara në vit pranë gjykatave shqiptare për zgjidhje të martesave të çifteve shqiptare.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën e divorceve në Shqipëri, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte avokatja Aurora Marku.
“Të them të drejtën vlera ka ardhur në rritje, dhe ajo vlera që përmendët ju është e vitit të kaluar, jemi në gjysmën e vitit 2025 dhe shifra e divorceve i ka kaluar 7 mijë.
Kështu që i bie që 2025-a do të ketë shumë herë më shumë kërkesa në gjykata për zgjidhje martese.
Kohët e fundit çiftet i bien shumë shkurt dhe i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës, pa i ezauruar të gjitha rrugët për të parë shpëtimin e martesës, pa u kërkuar një një psikolog, pa u mbledhur familja për të diskutuar dhe të gjendej një zgjidhje dhe menjëherë i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës”, u shpreh ndër të tjera avokatja Aurora Marku.