Sherr në Ksamil mes shtetasve turq dhe një banori të zonës, shkak një vend parkimi! Lëndohen disa persona

Mbrëmjen e kësak të premte në Ksamil është regjistruar një sherr mes disa personave, ku janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i zonës.

Konflikti ka nisur për shkak të një vendi parkimi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona drejt Komisariatit për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, personat e lënduar janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.