LIVE SHQIPËRI-SERBI/ Manaj gabon nga pika e bardhë e penalltisë, mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.

Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.

Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me Shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

Sfidën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

REZULTATI LIVE:

SHQIPËRI 0-0 SERBI

KOMENTI LIVE:

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Penallti për Shqipërinë.

43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.

35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit
https://streamff.link/v/c7900dcc

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Penallti për Shqipërinë.

43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.

35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit