Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.
Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.
Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.
Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me Shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.
Sfidën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATI LIVE:
SHQIPËRI 0-0 SERBI
KOMENTI LIVE:
49′ Broja shkëputet sërish në zonë dhe hedh një top mjaft të bukur në zonë, por askush nuk ishte aty për të goditur.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë. https://streamff.link/v/44c82017
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Penallti për Shqipërinë. Hysaj pengohet në zonë dhe Massa akordon 11-metërsh për kuqezinjtë.
43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.
35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit. https://streamff.link/v/c7900dcc
34′ Qazim Laçi lëviz bukur në krah dhe tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e Petrovic.
32′ Vlahovic tenton të godasë nga distanca, por mbyllet në kohë nga Gjimshiti.
30′ Broja lëviz shumë shpejt në krah dhe shtyhet nga Pavlovic, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore.
20′ Vlahovic provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.
19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
11′ Mitaj tenton me një predhë nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic. https://streamff.link/v/c7900dcc
5′ Zivkovic provon me një gjuajtje të lehtë nga distanca, që grushtohet nga Strakosha. https://streamff.link/v/d34ca114
1′ Starton sfida historike në Tiranë, kuqezinjtë vetëm për fitore.