Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së Edmond Papës.
30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.
Mashtrimet kibernetike, eksperti i IT-së, Edmond Liçaj: Ja nga çfarë duhet të bëjmë kujdes
Ndërsa 30 vjeccari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.
Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”.
Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndreu publikon hapësirat publike në plazhe: Kushdo që ka paqartësi, të pyesi para se të…
Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ishte ekzekutuar. Arsyeja qe ccoi në vrasjen e tij ishte hakmarrja.