I FUNDIT

23-vjeçari u gjet i mavijosur dhe makina në liqen, zbardhen detaje nga ngjarja në Mat; pistat kryesore ku po heton policia

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkopet, ku u gjet trupi i pajetë i një të riu.

Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.

Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit.

Këto shenja ngjallin dyshime të forta se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.