I FUNDIT

Ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit! Dyshimet për vrasjen e tij

Personi që shihni në foto është Renis Dobra, 23-vjeçari që u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit në Ulëz të Matit.

Ai dyshohet se është rrëmbyer ditën e djeshme, është vrarë dhe më pas trupi së bashku me makinë ku udhëtonte u hodh në liqen për të fshehur gjurmët. I riu u denoncua i zhdukur nga babi ditën e djeshme, teksa në orët e para të mëngjesit të sotëm, trupi u gjet nga një banor i zonës në liqen.

Nga këqyrja paraprake u zbuluan mavijosje në qafë, që ngrenë dyshime se ai mund të jetë mbytur me litar, e më pas trupi u fut në makinë për t’u hedhur në liqen. Nga ana tjetër, banori që e gjeti pretendon se në trup kishte dhe shenja plumbi. Gjithsesi, pritet një reagim nga policia për të zbardhur shkakun e vdekjes dhe po ashtu analizat e autopsisë.

As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë, teksa 23-vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta. Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.