Gazetari britanik debat televiziv me influenceren amerikane Candance Owens: 1/3 e refugjatëve që shkojnë në Angli, janë të rinj meshkuj nga Shqipëria

Në një debat televiziv midis Pierce Morgan ish prezantues kryesor i CNN dhe Candance Oëens, një nga influesueset kryesore të MAGA s në USA, gazetari i njohur britanik deklaroi se 1 e 3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj meshkuj nga Shqipëria.

Kjo ka shkaktuar reagim nga influencerja e njohur Candance Owens  e cila kërkoi që këto shifra të verifikoheshin nga ambasada e SHBA në Londër

“Me të vërtetë? E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë a kemi gjë Ambasadë në Londër ne? Nëse kemi Ambasade di njeri me çfarë merren?

Se të paktën një letër apo një dalje publike do ta kishin bërë dhe të kërkonin zyrtarisht se nga i ka këto shifra Morgan?”, u shpreh Owens e cila vijoi më tej duke shtuar se nëse kjo është e vërtetë si ka mundësi që vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, Maldivet e Europës, nuk mban dot rininë e saj në vend?

“Nëse nuk flet njeri dmth është e vërtetë

Dmth. Vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, Maldivet e Europës, vendi i mrekullive etj nuk mban dot rininë e saj në vend?”, tha ndër të tjera Candance Owens, një nga influesueset kryesore të MAGA s në USA.