Përshëndetja e stjuardesës për heronjtë e Kombëtares (Video)

Stafi i avionit me të cilin udhëtuan për në atdhe djemtë e Kombëtares bënë një përshëndetje të veçantë teksa mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Ndërsa shpjegonte procedurat e zbritjes nga avioni, stjuardesa përshëndeti lojtarët e Kombëtares pas triumfit historik në Leskovc ndaj Serbisë duke thënë: “Mirëserdhët në Shqipëri kampionë.”

LEXO  Ndeshja e Champions/ Plas sherri në Prishtinë, tifozët shqiptarë përleshen me ato të Kopenhagenit (Video)

Më pas autobusi i Kombëtares siç vërehet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel u prit nga qindra tifozë me flamuj kuq e zi e me fishekzjarrë nga të dyja anët e rrugës teksa largoheshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.

LEXO  Tifozi bie nga tribuna e stadiumit gjatë ndeshjes Portugali-Spanjë dhe ndërron jetë

Lajme Te nGjashme