“Rruga” drejt botërorit/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, nëse kalon në “play off”

Shqipëria është një hap larg vendit të dytë në Grupin K, i cili siguron pjesëmarrjen e kuqezinjve në fazën “Play Off” të Botërorit 2026.

Sipas asaj që raporton portali “Football Meets Data”, Kombëtarja jonë do të jetë pjesë e vazos së tretë, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe Kosovën, duke shmangur një përballje me këtë të fundit.

LEXO  Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video)

Nëse ndodh kështu, Shqipëria do të ndeshet me një skuadër nga vazo e dytë, që momentalisht projektohen Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Republika Çeke.

Siç raporton portali i statistikave, kuqezinjtë kanë 17% shanse që të ndeshen me Hungarinë.

LEXO  Video/ “Nëse del 0 me 1…”, Lorenc Jemini mban fjalën pas fitores historike të Shqipërisë, zhvishet në studion e Top Albania Radio

Një tjetër faktor negativ do të jetë fakti që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet jashtë për arsye se ndodhet në vazon e tretë./ Top Channel

Lajme Te nGjashme