1 milion bileta janë shitur deri më tani për Botërorin, ja kush ka blerë më tepër!

1 milion bileta janë shitur për kampionatin botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm bëri me dije FIFA disa orë më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parët sa i përket interesit për bileta, ndërsa nga Evropa tifozët anglezë.

Tifozët kanë nisur që tani blerjen e biletave për kampionatin botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. FIFA njoftoi se deri pak orë më parë ishin shitur më tepër se 1 milionë bileta, një shifër e lartë, kur duhet ende kohë deri në momentin e hedhjes së shortit. Biletat në fjalë janë blerë në më shumë se 200 vende, ku sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë amerikanë.

LEXO  Xhudisti shqiptar, Dardan Çena, shpallet kampion Ballkani!

“Kjo është një provë e jashtëzakonshme se Kupa e Botës FIFA më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse në histori po frymëzon vërtet botën. Biletat janë blerë nga tifozë nga më shumë se 200 vende dhe territore, duke përfshirë vendet tona të jashtëzakonshme pritëse të Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara”, deklaroi kreu i FIFA, Gianni Infantino.

LEXO  SKANDAL në Beograd! Pasi u turpëruan 5 me 0, serbët “shfryhen” duke thirrur “Kosova është Serbi”

Sipas parashikimeve për këtë edicion të veçantë të kampionatit botëror pritet që numri i biletave të shitura të jetë më i larti ndonjëherë në historinë e kompeticionit. Nga kontinenti i vjetër, tifozët anglezë kryesojnë, më pas gjermanët, brazilianët, spanjollët, kolumbianët, argjentinasit dhe në vendin e dhjetë francezët. Kujtojmë që ky edicion ka 48 ekipe pjesëmarrëse dhe në total 104 duele.

LEXO  Gjimshiti mahnit shqiptarët! Ja çfarë më tha bashkeshortja ime serbe pas ndeshjes

Lajme Te nGjashme