Aksident tragjik në vend, makina përplas për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton fëmija i saj 2-vjeçar

    Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 18:35 në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë.

    Shtetasi A.T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur shtetasen L. Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2 vjeç, të cilët ishin këmbësorë.

    Si pasojë e aksidentit, L. Gj. ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj ka shpëtuar dhe nuk ka probleme për jetën.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për hetime të mëtejshme.

    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.