Aksident i rëndë! Makina përmbyset në rrugë, raportohet për të plagosur

    Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Skrofotin, teksa raportohet se ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.